23 të shëruar nga koronavirusi në Malishevë

Komuna, e cila deri më sot ishte më e prekura me koronavirus, ajo e Malishevës, tashmë numëron 23 persona të shëruar, ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj komune të premten mbrëma.

“Sipas konfirmimit zyrtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, edhe dy persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, ish të prekur me COVID-19, janë shëruar dhe me këtë numri i të shëruarave rritet në 23 persona të shëruar. Shërimin e dy personave nga Komuna e Malishevës, e ka konfirmuar drejtori i IKSHP-së, prof..Naser Ramadani, në komunikim me nënkryetarin e komunës, Hajdin Berisha. Sonte, përveç konfirmimit për të shëruar, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19 nga Malisheva”, thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Malishevës.

Më Shumë

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit