24 vjet nga vdekja e poetit Fahredin Gunga

Fahredin Gunga lindi në Mitrovice më 1936. Ai ishte njëri nga poetët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare, të brezit që u shfaq nga fundi i viteve të ’50-ta dhe brenda viteve të ’60-ta.

Brezi të cilit i takonte poeti Fahredin Gunga, ishte i përbërë nga Azem Shkreli, Ismail Kadare, Rrahman Dedaj, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Adem Gajtani, Hivzi Sylejmani e të tjerë.

Gunga e ka nisur vargimin poetikë që nga libri i parë me poezi “Pëshpëritjet e mëngjesit” (1961), duke i mbetur besnik deri te librat e fundit “Mallkimet zgjuara” dhe “Kepi i shpresës së mirë” të viteve të 80-ta.

Sot bëhen 24 vite nga vdekja e poetit Fahredin Gunga, i cili vdiq më 1 prill të vitit 1997./ KultPlus.com

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit