14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Ish-deputeti i LDK-së tregon emrat e deputetëve që nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit për presidente

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj ka thënë se kjo parti nuk e ka për obligim që ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas tij  arsyeja pse ajo nuk duhet që të votohet për presidente është se s’ka garuar në listën e LDK-së, por në atë të VV-së.

Më tutje ish-deputeti i LDK-së deklaroi se Osmani nuk e meriton me qenë presidente e vendit.

“Osmani disa herë ka bërë gabime dhe për atë nuk e meriton me qenë presidente. Ajo nuk është person unifikues dhe me asnjë subjekt politik nuk i ka punët mirë. Nuk e di se cilët deputetë të LDK-së kanë me e bë Vjosa Osmanin presidente”, tha ai në T7.

Ukaj ka folur edhe për deputetët e mundshëm të LDK-së që nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Të ju them të drejtën, të gjithë këta deputet që i kam pasur kolegë.  Në momentin e zgjedhjes së presidentit dyshojë se aty do të jenë 3-4 deputetë që nuk do të marrin pjesë në votim. Duke i njohur nga afër duke u nisur nga Z.Agim Veliu, z.Driton Selmanaj dhe z.Avdullah Hoti, duke i njohur të tre vlerësoj që nuk do të votojnë për Osmani. Edhe një mund të shtohet por deri në këtë moment e di që këta të tre nuk do të marrin në votimin e presidentit”, deklaroi ai.

Më Shumë

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit