5.2 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për atdheun.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nderuan sakrificën dhe veprën e heronjve të rënë.

“Veprat e tyre janë të përjetshme në kujtesën e kombit dhe mbeten udhërrëfyes për brezat që vazhdojnë rrugën e shtetndërtimit dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë,” u tha në fjalimet përkujtimore.

Beteja e Carralevës mbetet një nga faqet më të ndritura të rezistencës çlirimtare, simbol i guximit dhe vendosmërisë për liri.

Më Shumë

Rezultati në Prizren: 80% e votave u manipuluan

Me organet e rendit do të kenë punë anëtarë të partive politike në Komisionet Komunale Zgjedhore të cilët po dyshohen se vodhën vota për...

Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë. Rasti ka ndodhur në fshatin...

Lajmet e Fundit