22.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Shtator, 2021

26 vjet nga masakra e Srebrenicës

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.

Mlladiç u përpoq t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin pse të kishin frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt.

Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave.

Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.

Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.

Ndërsa në seancën e 7 korrikut (2021), deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila lëshoi sallën në momentin që u inicua kjo rezolutë.

Deputeti Bahri Shabani nga koalicioni Vakat paraqiti projekt-rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, me qëllim që kjo ngjarje të mos harrohet dhe të mos mohohet.

Më Shumë

Profil/ Kush ishte Abdullah Karjagdiu

ABDULLAH KARJAGDIU (1936-2021) Profesor, autor, përkthyes. Lindi në Prizren. U diplomua për gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Beogradit (1961), magjistroi në Universitetin e...

Vritet një qen në Çadrak të Suharekës

Një person ka lajmëruar Policinë se një person tjetër ia ka vrarë qenin në fshatin Çadrak të Suharekës. ‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë...

Spanja e publikon listën për ndeshjen me Kosovën, mungojnë Pedri dhe Torres

Spanja e ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Kosovës më 8 shtator në kualifikime për Kupën e Botës Katari...

Flamuri i Kosovës vendoset në Beograd

Flamuri i Kosovës është vendosur në kryeqytetin e Serbisë në eventin “International boxing day”. Një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi direkt nga...

Në Prizren, burri sulmon fizikisht gruan

Policia njofton për një rast të dhunës në familje të ndodhur në Prizren, raporton PrizrenPress Burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka...

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë

Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se pak përpara se ata të dilnin nga avioni dhe të shkelnin...

Edin Shehu zgjedhet Shef i Shtabit të Nismës në Prizren

Edin Shehu është zgjedhur Shef i Shtabit të Nismës në Prizren, për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Zgjedhja e tij është bërë sot. “Dega...

Prizren, pronari i lokalit kanos policin pas gjobitjes

Një klub nate mbrëmë në Prizren punonte në kundërshtim me vendimet e qeverisë, raporton PrizrenPress Gjatë shqiptimit të gjobës pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie...

Mbytet në plazhin e Shëngjinit një 76-vjeçar nga Kosova

Një pushues nga Kosova është mbytur në Shëngjin. Policia e Lezhës njofton se rreth orës 17:25, në plazhin e Shëngjinit, Lezhë, dyshohet se është mbytur...

“Çdo gjë kam humbur…”, rrëfimi i gazetares afgane që po strehohet në Shqipëri

Ziagul Azimi është 27 vjeç. Në Afganistan punonte gazetare për të drejtat e grave në një televizion në Kabul. Por tashmë ka lënë aty familjen...

“Balkan Film Food Festival” në Pogradec, në konkurrim 35 filma nga Ballkani

Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia janë në konkurrim në edicionin e 11-të të “Balkan...

“Askush si ai në tre sezone”, Juventusi përcjell Ronaldon me një letër emocionuese

Cristiano Ronaldo mendoi t’i jepte karrierës së tij një fund të denjë për skenar filmi. Portugezi u rikthye te Manchester United, aty ku u...

Lëshuan teste COVID negativ të falsifikuara, paraburgim për 3 të dyshuar në Prizren

  Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurve Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Prizren/ Një grua sulmohet fizikisht në vendin e saj të punës

Një grua nga Prizreni ka njoftuar se gjatë kohës sa ka qenë në orar të punës, është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër. Policia, bazuar...

Unë s’jam Noe

Enver Sulaj Lëkundjet nga dallgët më përkundin këndshëm Si dikur në djepin me shkrola Që ma dogjën të parin pastaj edhe shtëpinë Me vete s'kam asnjë shami të bardhë As busull Për...

Tri raste të dhunës në Prizren

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar lidhur me rastet e dhunës në familje, që janë raportuar brenda një dite në Prizren. Raporti I...

Lajmet e Fundit