Kritikohet përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takimin me zyrtarët japonezë

Pritja e diplomatëve japonezë nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit ka irrituar përfaqësuesit nga opozita, si dhe aktivistët nga shoqëria civile.

Këta të fundit kanë shprehur pakënaqësinë që në takimin me zyrtarët japonezë, Komuna e Prizrenit është përfaqësuar nga stafi mbështetës i kryetarit të Komunës. Sipas tyre, legjislacioni në fuqi parasheh që nënkryetari i Komunës të veprojë në emër të kryetarit në mungesë të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka theksuar se me këtë qasje edhe një herë është vërtetuar joserioziteti i Ekzekutivit lokal në drejtimin e Komunës.

“Përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takim me zyrtarët japonezë nga shefja e kabinetit të kryetarit, që është staf mbështetës, paraqet degradim të skajshëm të qeverisjes lokale”, ka thënë Baldedaj. S

ipas tij, në këtë rast janë vërtetuar edhe një herë pretendimet e tij se “shefja e kabinetit, Krenare Koqi është kryetare e Komunës së Prizrenit dhe jo ‘turisti’, Mytaher Haskuka”. “Në këtë situatë shtrohet pyetja se a ka nënkryetar kjo komunë”, ka deklaruar Baldedaj, duke shtuar se në mungesë të kryetarit, përfaqësimin e Komunës do të duhej ta bënte nënkryetari.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit