28 persona testohen sot nga komuna e Suharekës

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, njofton se gjendja në këtë komunë paraqitet stabile përkundër faktit se kemi 5 raste me të infektuar.

Mirëpo, ai njofton se sot do të i nënshtrohen testit ndaj Covid-19, 28 persona nga Semetishti, Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdolani.

Kryetari Muharremaj, apelon tek qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve pas masës së marrë nga ministria e Shëndetësisë që edhe kjo komunë të vendoset në karantinë nga dita e shtunë./tvprizreni.info/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI-së në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit "Opel Vivaro" për nevojat e Këshillit të...

Lajmet e Fundit