28 qytetarë të Rahovecit përfitojnë nga projekti ‘Fuqizimi socio-ekonomik…‘

Njëzetë e tetë qytetarë të komunës së Rahovecit kanë përfituar nga projekti: “Fuqizimi socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, të bashkëfinancuar nga organizata gjermane “Help” me 50%, komuna e Rahovecit me 30% dhe përfituesit e grantit me 20% të shumës.

“93,031.43 euro është shuma e përgjithshme e grantit të shpërndarë, nga të cilat 15,000 euro janë siguruar nga komuna e Rahovecit. Përmes projektit, synohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabiliteti ekonomik në Kosovë, duke siguruar blerjen e pajisjeve, makinerive, inventarit dhe të tjera, varësisht nga kërkesat e përfituesve, që janë kryesisht biznese të vogla. Në këtë pako të gjerë mbështetëse, përfshihen edhe trajnime në mikro-menaxhim biznesi”, ka thënë kryetari Smajl Latifi.

Ai ka falënderuar organizatën “Help”, e cila ka realizuar këtë projekt me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë së Gjermanisë.

“Padyshim, se një projekt i tillë nxit punësimin dhe zhvillimin ekonomik në komunën tonë, prandaj do të jem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve të ngjashme”, ka thënë Latifi.

May be an image of 11 people and people standing

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit