8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Situata e sigurisë në Malishevë, stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati.

Në këtë mbledhje u vlerësua e qetë dhe stabile situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevë.

“Bazuar në të dhënat e organeve të sigurisë dhe bazuar në deklarimet dhe raportimet e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, konkludojmë se situata e sigurisë së përgjithshme, e qytetarëve dhe pasurisë së tyre, është e mirë, stabile dhe me tendencë të krijimit të sigurisë edhe më të madhe”, ka thënë Kastrati, duke i nxjerrë konkluzionet nga takimi i rregullt i KKSB-së.

Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, gjithashtu e ka vlerësuar të qetë dhe stabile situatën e sigurisë së përgjithshme. “Ky fillim vit, ka regjistruar situatën më të mirë që ka qenë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ndërsa për sigurinë në komunikacion, Krasniqi ka thënë se me gjithë shtimin e patrullimeve dhe kontrolleve, aksidentet po shkaktohen nga faktorë të shumtë, ndërsa për këtë, anëtarët e KKSB-së, bën thirrje për vetëdijesim më të madh në komunikacion.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, ka thënë se të gjitha shërbimet emergjente në nivel komune, janë 24 orë në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu ka bërë me dije se janë duke u përgatitur edhe për sezonin e dezinsektimit kundër rriqrave.

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit