11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

29 mësues të shkollës ‘Emin Duraku’ në karantinë

Pas 7 rasteve pozitiv me Covid-19 në shklollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranë, 29 mësues të karantinuar janë ende në pritje të përgjigjes së tamponit për Covid-19. Për nxënësit e shkollës procesi mësimor ka vijuar pa ndërprerje edhe këtë të premte, pasi stafi është zëvendësuar me mësues të tjerë.

Po 5 mësuesit dhe 2 sanitarët të konfirmuara me koronavirus kanë shqetësuar prindërit e tyre.

Të shqetësuar jemi, po ça të bëjmë“, thotë një prind, nëse një tjetër shprehet: “Më mirë të mësojnë në shkollë, se në shtëpi nuk mësojnë“.

Rreth 120 mësues zëvendësues janë aktivizuar përgjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e vendit. Zëvendësimet e detyrueshme janë kryer si rrjedhojë e mungesave nga infektimet me Covid -19, të vetëizolimit të përkohshëm, apo edhe të tjera shkaqe momentale.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Arsimore, po këtë jave, një mesatare prej 6500 nxenësish i kanë munguar sistemit arsimor për arsye të ndryshme.

Më Shumë

Presidentja Osmani dekoron SHKA “Malësorin” nga Gjonaj i Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar me dekoratë presidenciale Shoqërinë Kulturo-Artistike “Malësori” nga Gjonaj i Hasit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit