15.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

3.5 kilogram drogë gjenden në një autobus në pikëkalimin e Vërmicës

DrogaaNjë sasi e drogës, afro 3.5 kilogram të llojit “marihuanë” është gjetur mëngjesin e të shtunës, në pikë kalimin kufitar, në një autobus që po qarkullonte në linjën e rregullt nga Tirana për në Prishtinë, ndërsa Elsan H. Neziraj, nga një fshat i Krujës është arrestuar nga policia e Prizrenit, në cilësinë e të dyshuarit.

Përpjekja për përfitim të paligjshëm duke transportuar substanca narkotike ka dështuar për djaloshin 24 vjeçar, shtetas nga Shqipëria, pasi kontrolli i ushtruar nga policia dhe doganierët kosovar, në autobusin e kompanisë “KEY reisen” nga Tirana, rreth orës 8:30 minuta në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, afër Prizrenit rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e drogës, në sasi prej 3 kilogram e 350 gram.

Rastin e konfirmoi edhe policia në Prizren. Drejtori rajonal, Nexhmi Krasniqi tha për “Zërin” se droga është gjetur gjatë kontrollit të autobusit, ndërsa si i dyshuar nga policia masa e sigurisë për ndalin 48 orësh i është shqiptar shtetasit nga fshati Gërnec i Krujës, Elsan Nezirajt.

“Për rastin janë njoftuar organet përkatëse, përfshirë edhe Prokurorinë, ndërsa me të tashmë po merret njësiti i Forenzikës dhe ata të antidrogës”, tha nënkoloneli Krasniqi.

Kjo është sasia më e madhe e substancave narkotike që është zbuluar këtë vit, në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, që vlerësohet ndër më të ngarkuarit në rajon.

Ndryshe, pas luftës, në Vërmicë janë konfiskuar edhe sasi më të mëdha të drogës. Trendi i transportit të narkotivëve përmes kësaj linje, referuar raporteve policore, për dallim nga vitet e mëparshme, kohët e fundit ka shënuar rënie të dukshme.

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar rrushin, fermerët e Rahovecit thonë se zhgënjehen kur vjen puna e vjeljes, për arsye se...

Lajmet e Fundit