3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

3 milionë euro borxhet e Suharekës, dhuratë nga Kuçi

SaliAsllanaj-ldkPushteti i kaluar keqmenaxhoi me punët e Komunës së Suharekës. Blerim Kuçi e futi komunën në borxhe, të cilat tani po i paraqesin probleme pushtetit të tanishëm, që doli nga zgjedhjet e fundit lokale.
Kryetari Sali Asllanaj akuzon në intervistën dhënë KosovaPress-it ish kryetarin Blerim Kuçi se jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për punëtorët e “Ballkanit” por se i ka dhënë edhe mirënjohje udhëheqjes së kësaj kompanie.

“Unë mendoj që problemet janë të shumta, sidomos problemet me borxhet që ka grumbulluar komuna sidomos në vitin e fundit zgjedhor që ishte, ku është pretenduar që ish partia me çdo kush të mbetet në pushtet me formën e punëve të paligjshme dhe me projekte pa projekte, do të thotë janë bërë ‘ad hok’, aty për aty, natën e ditën në mënyrë që të krijoj një opinion kinse janë parti punëtore, parti e cila ua zgjidh problemet qytetarëve”, tha Asllanaj.

Për të gjitha parregullësit e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, Asllanaj thotë se janë organet ato që duhet të merren me to dhe të vlerësojnë se a janë shkelje procedurale apo penale.

Njëri ndër ato organet, sipas Asllanajt është edhe auditori i përgjithshëm i cili do të hartoi raportet për vitet e kaluara. Ndërsa, puna e tij është që të bëjë prerjen e punëve të këqija që janë bërë deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

“Po, një ndër ato organet kompetente e cila pikërisht hulumton dhe studion etikën financiare, të qarkullimit financiar në Komunë, është edhe auditori i përgjithshëm, sikurse edhe auditori komunal që e ka atë detyrë pikërisht zbatimin e ligjit, në procedurat financiare në komunë. Në këtë aspekt mendoj që ka pasur punë edhe për auditorin e brendshëm edhe atë të jashtëm që të evidentohen të metat. Dhe përgjegjësi është që auditori të evidentoj të metat dhe të jepen rekomandime se si të korrigjoheshin ato. Natyrisht, gjithmonë raportet e auditorit kanë pasur praktik që të shkojnë edhe në prokurori dhe atje të vlerësohen se a ka pasur shkelje procedurale dhe sa ka pasur shkelje të themi të natyrës penale”, thotë Asllanaj.

Ndërsa, për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës, Asllanaj thotë se do t’i realizoi të gjitha, duke qenë se nuk ka dhënë premtime astronomike e të parealizueshme.

Ai thotë se është duke vizituar qytetarët dhe duke i garantuar ata se atë çka e ka premtuar në zgjedhje do ta realizoj.

“Dhe, për këtë ne kemi pasur një plan në infrastrukturë, ku kemi paraparë që për katër vitet e pushtetit komunal të kemi 21 milionë, nga buxheti i komunës që është i garantuar me ligj. Dhe në suaza të këtij buxheti kemi bërë premtime, dhe unë mendoj që hiq, këto borxhe rreth 3 milionë euro që ka lënë pushteti i kaluar, kjo është ai defekti që mund të shkaktoj probleme dhe pakënaqësi tek qytetarët se nuk e përmbusha komplet planin, sepse komplet pjesën e planit ju garantoj se do ta realizoj”, thotë kreu i Suharekës.

Asllanaj thotë se nuk i ka lënë anash as punëtorët e Fabrikës IGK ‘Ballkan’ të Suharekës, pasi është i mishëruar me problemet e tyre, dhe padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Ai tha se është dhe ka qenë në anën e punëtorëve, për të eliminuar parregullsitë qoftë të privatizimit, qoftë të plotësimit të kushteve të punëtorëve.

Por, ai fajëson organet qendrore për neglizhencë në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve. Sipas tij, kompensimi i punëtorëve duhet të bëhet patjetër dhe nuk ka dilema nëse duhet apo jo të bëhet kjo.

“Është një pyetje paradoksale duket, një e drejtë ligjore që shtat vite ka qenë dashtë të realizohet, ndërsa, ne e shtrojmë pyetjen a do të bëhet ajo. Për mendimin tim, nuk ka a do të bëhet, por duhet të bëhet shumë shpejt. Sepse është përgjegjësi e të gjitha organeve, qoftë qeverisë, qoftë parlamentit, qoftë AKP-së, që duhet të zgjidhet problemi”, tha ai.

Sipas Asllanajt, kjo gjendje është paradoksale dhe janë justifikime, siç i quan ai palidhje, për mos kompletim të bordit të AKP-së.

Ai akuzon edhe pushtetin e kaluar për mospunë në realizimin e kërkesave të punëtorëve, madje sipas Asllanajt, pushteti i kaluar i ka dhënë edhe mirënjohje kësaj kompanie.

Më Shumë

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën. Ai përmes...

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Lajmet e Fundit