3 milionë euro ndihmë për gastronominë, aplikimi fillon nga java e ardhshme

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallen kriteret për aplikim për ndihmën e qeverisë për gastronominë, raporton Gazeta Express.

“3 milionë euro ndihmë për gastronominë për këtë vit, përshkak se vendimet e qeverisë për pandeminë e kanë prekur drejtpërdrejt këtë sektor. Ne kemi ndarë këtë shumë javën e ardhshme bëhet shpallja dhe do të vendosen kriteret për aplikim”, tha Hoti.

Ai ka thënë poashtu se për gastronominë është ulur TVSH’ja nga 18 në 8 përqind.

“Kemi filluar realizimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ulja e TVSH’së 18 në 8 përqind dhe heqja e TVSH’së për lëndën e parë të prodhuar në vend. Me masat e reja gradualisht po e tejkalojmë fazën kritike. Në pranverën e hershme kur pritet të vijnë vaksinat ne do t’i kthehemi plotësisht normalitetit”, ka thënë Hoti.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit