4.7 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

30 ditë paraburgim prizrenasit që rrahu sistematikisht bashkëshorten

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.L nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me para.1., lidhur me veprën penale, dhuna në familje nga neni 248 para.1,2 dhe 3 të KPRK-së, si dhe veprës penale kanosje nga neni 181 para.1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale dhuna në familjen nga neni 248 para.1,2 dhe 3 të KPRK-së, shkruan PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 10.11.2019.

“Me datë 10.10 .2019, në orë të pavërtetuar në fshatin Piranë Komua e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët i pandehuri, ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, dhe atë në prani të prindërve të tij, duke e keqtrajtuar fizikisht, ku fillimisht e godet me rryp të pantollonave në pjesë të ndryshme të trupit, me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të dukshme trupore të kostatuar nga raporti mjekësor i Shërbimit Urgjent”.

“Se me datë kohë dhe vend të njejtë, të përshkruar si në dispozitivin I në fshatin Piranë saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, seriozisht e kanos të dëmtuarën-bashkëshorten e tij me iniciale N.SH., me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit, me çrast tek e dëmtuara shkakton frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

28 vjet nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe

Sot, bëhen 28 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Pas ndërprerjeve të vazhdueshme, KEDS nis dyfishimin e kapacitetit të rrjetit në Malishevë

Sot, banorët e Malishevës protestuan para ndërtesës së KESCO-s për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike. Në të njëjtën ditë, KEDS njoftoi se...

Vdes Shpat Kasapi

Lajmet e Fundit