15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Anulohet shitja e IPKO-s në Kosovë

Është anuluar shitja e kompanisë së telekomunikacionit IPKO. Këtë e ka bërë të ditur Telekomi i Sllovenisë.

Siç është njoftuar, procedura është përmbyllur pa zgjedhjen e një blerësi dhe IPKO do të mbetet pjesë e Grupit të këtij Telekomi.

“Në përputhje me dispozitat e Rregullave të Bursës së Lubjanës dhe legjislacionit të vlefshëm, Telekom Slovenije, dd, Cigaletova 15, Ljubljana, njofton publikun se që nga sot ajo ka ndaluar procedurën e shitjes së 100% të aksioneve të saj në Kosovë me bazë IPKO Telecommunications LLC. Procedura u përmbyll pa zgjedhjen e një blerësi, dhe IPKO Telecommunications LLC do të mbetet pjesë e Grupit Telekom Slovenije”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit