7 C
Prizren
E premte, 22 Janar, 2021

Totaj: PDK-ja nuk e ka prioritet përfshirjen në qeveri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka thënë se ky subjekt politik nuk e ka prioritet përfshirjen në qeverinë Hoti

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë. “PDK-ja nuk e ka prioritet çështjen e hyrjes në qeveri.

Ne e respektojmë vendimin e qytetarëve që është dhënë më 7 tetor si dhe deklaratën e kryetarit Veseli, i cili ka thënë se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë”, është shprehur ai.

Totaj ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të jenë opsioni i fundit për Kosovën. Ai ka thënë se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë një qasje konstruktive për një zgjidhje tjetër para se të mendojnë për zgjedhje të reja

“Epoka e re”: Z. Totaj, PDK-ja është duke mohuar përfshirjen në këtë qeveri, ndërkaq ka zëra që do të negocioni për postin e kryeministrit. Cila është e vërteta?
Totaj: PDK-ja për momentin nuk e ka prioritet çështjen e hyrjes në qeveri. Ne e respektojmë vendimin e qytetarëve që është dhënë më 7 tetor si dhe deklaratën e kryetarit Veseli, i cili ka thënë se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Zhvillimet që kanë ndodhur më tutje kanë treguar se PDK-ja di të jetë parti opozitare konstruktive. Tani, pas zhvillimeve që kanë ndodhur, asaj të Gjykatës Speciale, ne nuk e kemi fare prioritet hyrjen në qeveri. Prandaj kjo temë nuk është duke u diskutuar në kryesi të PDK-së. Me këtë temë po merren mediat dhe analistët. Edhe një herë po them se për momentin nuk është temë me të cilin ne jemi fokusuar si subjekt politik.

“Epoka e re”: Po nëse vjen puna në mes të hyrjes në qeveri dhe ofrimit të postit të kryeministrit dhe shkuarjes në zgjedhje, cili do të ishte opsioni optimal për PDK-në?
Totaj: Në politikë është vështirë t’i definosh opsionet sepse ka shumë opsione dhe shumë variante. Konsideroj se si shoqëri dhe si shtet për momentin zgjedhjet do të duhej t’i lëmë të fundit, në mënyrë që të kërkojmë zgjidhje para se të shkojmë në zgjedhje. Keni parasysh, jemi në kohë pandemie. Nuk kemi luksin që qytetarët t’i çojmë në zgjedhje çdo vit, sepse vitin e kaluar kemi pasur zgjedhje dhe të shkojmë sërish në zgjedhje është ngarkesë. Gjithashtu, kemi të bëjmë me shpenzime të mjeteve monetare. Prandaj konsideroj se do të duhej të tentojmë të gjejmë një zgjidhje tjetër para se të shkojmë në zgjedhje. Mendoj se me një qasje konstruktive të të gjithë aktorëve politikë, një gjë e tillë është e mundshme.

“Epoka e re”: Kemi qëndrime konsistente nga ju dhe nga LV-ja, po ashtu asnjëra palë nuk po e voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike?
Totaj: Besoj se do të mund të gjendet zgjidhja nga kjo situatë. Sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk e përjashtoj mundësinë që duhet të analizohet në mënyrë më konkrete, pasi qytetarët po e kërkojnë votimin e këtij projektligji. Në PDK e kemi diskutuar këtë dhe kemi pasur propozime. Z. Bedri Hamza i ka dhënë propozimet për një ligj gjithëpërfshirës i cili kap një vlerë prej 320 milionë eurosh, kurse tani kemi një mungesë të fleksibilitetit nga ana e qeverisë për të biseduar, pra që t’i shoh sugjerimet dhe rekomandimet tona. Tek atëherë ne mund të jemi të gatshëm ta votojmë këtë projektligj.

“Epoka e re”: Mbase lideri i PDK-së gjendet në Hagë dhe, sipas njohësve të çështjeve juridike, ky proces mund të zgjasë deri në dhjetë vjet, sa është e modifikuar PDK-ja në këtë situatë?

Totaj: Nuk besoj se ky proces do të zgjasë kaq. Jam i sigurt se z. Veseli do të kthehet i pafajshëm, sepse Ushtria Çlirimtare nuk mund të dënohet. Sa i përket momentumit tjetër, mendoj se jemi të gatshëm që këtë sfidë ta shndërrojmë në energji. PDK-ja nga kjo sfidë do të dalë akoma më e fortë dhe më e unifikuar dhe më e përgjegjshme karshi sfidave që na presin. Të gjithë ata që presin se PDK-ja do të dorëzohet dhe do ta ngrehë flamurin e bardhë, e kanë gabim. Zhvillimet e ardhshme do të dëshmojnë se cila është forca e PDK-së. Në Podujevë ndoshta do ta japim mesazhin e parë që PDK-ja nga të gjitha këto sfida do të dalë më e fortë.

“Epoka e re”: Në qarqe të nivelit lokal sa jeni duke punuar, meqë tash Enver Hoxhaj është ushtrues detyre i kryetarit?

Totaj: Z. Hoxhaj është ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së. Në këtë drejtim i ka të gjitha kompetencat dhe përkrahjen nga të gjitha strukturat e PDK-së, përfshirë këtu edhe strukturën e ngushtë. Besoj se sa i përket funksionimit nuk do të kemi ndonjë pengesë. Hoxhajt i është dhënë detyrë e rëndësishme dhe është person i dëshmuar. Besoj se PDK-në do ta udhëheqë në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ritheksoj se të gjitha këto sfida do t’i shndërrojmë në energji të re. Ka pasur shumë kritika në adresë të PDK-së dhe tani po vërehet mungesa e PDK-së. Po shihet se pa PDK-në në qeveri nuk ka vendime të mëdha dhe nuk ka lëvizje në proceset e mëdha.

“Epoka e re”: Nëse vendi shkon në zgjedhje, sa jeni të përgatitur si parti?

Totaj: PDK-ja çdoherë është e gatshme, mirëpo ne marrim vendime racionale dhe tentojmë të bëjmë selektimin e metodave dhe të mjeteve që tentojmë t’i aplikojmë për ta dhënë kontributin tonë. Besoj se PDK-ja do të ketë rritje.

“Epoka e re”: Sa i përket nivelit lokal, si e vlerësoni punën e kryetarit Haskuka në Prizren?
Totaj: Jo që ka dështuar në qeverisjen lokale, por është koritur. Kur e them këtë kam shumë argumente. Po jua përmend vetëm një që lidhet me natyrën e profesionit tim. Vetëm në vitin 2020 nga investimet kapitale, Komuna e Prizrenit i ka 13 milionë euro suficit buxhetor, që është 60 për qind e totalit të mjeteve të ndara për investime kapitale. Në tre vjetët e fundit kemi suficit prej 19 milionë eurosh. Nëse kësaj ia shtojmë shumën prej 5 milionë eurosh e gjysmë që i ka humbur Komuna e Prizrenit për shkak të mosvotimit të buxhetit të vitit 2021, mbërrimë te shuma prej 25 milionësh, para që janë larguar nga qarkullimi. Ky është një dëm i madh që i është shkaktuar ekonomisë së Prizrenit. Të bëjmë një matematikë të thjeshtë, 25 milionë euro janë 25 projekte me nga 1 milion apo 250 projekte me ka 100 mijë euro. Pra është një humbje e madhe kur kësaj ia shtojmë investimet në DKA, në shëndetësi si dhe në keqmenaxhim të qendrës kulturore historike. Pres që në vitin e ardhshëm, në zgjedhjet lokale, LV-ja përfundimisht do të largohet nga pushteti. Ndoshta ka qenë një e mirë që ka ardhur në pushtet dhe ka treguar se sa vlen dhe është mirë që edhe komunat e tjera t’i marrin këto informacione dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, ta eliminojnë si opsion LV-në, pasi është parti e axhamive. LV-ja nuk ka kuadro. Krejt çfarë sheh, është sot për nesër!

- Advertisement -

Më Shumë

Përballje shumë interesante në elitën e basketbollit

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa në program do të jenë takime tejet interesante. Takimi i parë do...

Qeveria ndan 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri...

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputet

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë nga subjekti politik që ajo e përfaqëson. Në njoftimin...

Prizren,shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Albulena Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka falënderuar partinë dhe bartësin e listëve të kandidatëve, Fatmir Limajn, për besimin. Balaj...

778 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj personave që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, shkruan...

Përleshje masive në Suharekë, lëndohen rëndë dy persona

Shtatë persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku katër prej tyre janë arrestuar, njëri nga ta i mitur. Sipas raportit të policisë, rasti...

Gratë e familjes së Bajram Currit, princeshat dhe hanëmllaret e Kosovës

Nuk flitet shumë për të, por ajo ka pasur një jetë me vuajtje e me gëzime, një fazë vuajtjesh e një fazë lumturie, ndonëse...

Kërkohet nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova

Një qytetar 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues...

Dua Lipa flet për mënyrën se si u përhapën thashethemet për “shtatzëninë” e saj

Dua Lipa qeshi me thashethemet e shtatzënisë së mundshme, duke këmbëngulur se nuk po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Anwar...

Rashica me shumë gjasë do të jetë titullar ndaj Schalkes

Milot Rashica pritet të jetë titullar për ndeshjen që skuadra e tij Werder Bremen do ta zhvillojë kundër Schalkes. Rashica mungoi në katër ndeshjet e...

Xhavit Ukaj mbetet jashtë garës

Xhavit Ukaj, i cili u bë i njohur pas zënkës me Vjosa Osmanin, ka mbetur jashtë garës zgjedhore. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime...

Policia jep detaje për 15 vjeçarin e vrarë dje në Prizren

Një 15-vjeçar nga Prizreni ka vdekur dje si pasojë e therjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Për këtë rast, mëngjesin e sotëm...

Nisma në Prizren me nëntë kandidatë për deputetë

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka propozuar nëntë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. “PrizrenPress” ka siguruar emrat e tyre. Ata janë: Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj,...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Lajmet e Fundit