32 deputetë të LDK-së akuzojnë partinë e vet për vjedhje votash

Kutite e votimitRreth 60 ankesa të deputetëve i ka pranuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas publikimit të rezultateve, raporton KTV.

Një numër prej 30 deputetësh të partive të ndryshme politike, kryesisht të atyre të LDK-së, nuk janë pajtuar me votat, të cilat i kanë fituar në bazë të rezultatit të publikuar.

Ata pretendojnë se gjatë numërimit u janë vjedhur votat, duke i kaluar personit të caktuar të po të njëjtës parti. 32 ankesa i kanë bërë vetëm deputetët e LDK-së, prej të cilave ka pasur rast që një deputet i ka bërë pesë ankesa.

Paneli Zgjedhor deri tash i ka shqyrtuar pesë ankesa, prej së cilës ka gjetur parregullsi.

Të pakënaqur me rezultatet janë edhe Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, dhe Partia e Nenad Rashiqit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa ka afat 72 orë për t’i shqyrtuar rreth 60 ankesa, e më do të dalë me vendime.

Ata të cilët nuk pajtohen me vendimin, mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. I gjithë ky proces mund të vonojë certifikimin e zgjedhjeve deri në 10 ditë.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit