23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Një vit burgim personit që vodhi kasafortën me 300 euro në xhaminë e Prizrenit

Me një vit burgim është dënuar E.A. për vjedhjen e një kasaforte metalike me 300 euro nga xhamia “Sinan Qatip” në Prizren.

Siç ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prizren, E.A. është dënuar për “vjedhje të rëndë”. Rasti kishte ndodhur më 12 qershor sivjet.

I njëjti është dënuar edhe për një vjedhje tjetër më 22 maj. Ai kishte vjedhur një motoçikletë që viktima e kishte lënë afër banesës së vet në rrugën “Brahim Osmanaj”. Pasi që s’kishte çelës, E.A. ishte ndaluar nga Policia teksa po e shtynte motoçikletën në një rrugë tjetër. Për këtë ai është dënuar për veprën penale “vjedhje”.

Për “vjedhjen e rëndë”, E.A. u dënua me një vit burgim. Do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 14 qershori e deri më 14 korrik.

Për veprën tjetër u dënua me 300 euro gjobë dhe dënim me kusht prej gjashtë muajsh, që nuk do të ekzekutohet nëse për një vit s’kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.


Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

Bubulino, maskota, fishekzjarre… “Dream Festival” nesër ndez atmosferën në Prizren

Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren do të shndërrohet nesër, më 2 korrik, në një hapësirë të magjishme për fëmijë dhe familje, me...

Lajmet e Fundit