Motoçiklisti përplaset me një veturë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot, në rrugën e Zanave në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

 Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili njoftoi se në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Shoferi i motoçikletës dyshohet se ka lëvizur në kahjen e kundërt të rrugës, ashtu që për një moment është përplasur me automjetin tjetër dhe ka humbur kontrollin.

Lëndime nga ky aksident ka pësuar shoferi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe sipas burimeve atje, ai ka pësuar frakturë në njërën dorë.

 

 

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërkohë me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet.

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit