Zjarr në një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në orët e mbrëmjes në Prizren, pasi një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka theksuar Bytyqi.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit