Vdes aktori i Goodfellas, Paul Sorvino

Aktori Paul Sorvino është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai njihej për rolet e tij në filmin kult Goodfellas dhe serinë Law & Order.

Sipas një publikimi në revistën People, Paul ka vdekur këtë mëngjes dhe pranë tij kishte qenë bashkëshortja Dee Dee Sorvino.

Aktori thuhet të ketë vdekur “nga shkaqet natyrale dhe është ballafaquar me probleme me shëndetin përgjatë viteve të fundit”.

“Jam krejtësisht e dërrmuar. Dashuria e jetës sime dhe njeriu më i mrekullueshëm që ka jetuar nuk është më. Jam zemërthyer,” ka shkruar ajo.

Sorvino është babai i aktores së famshme Mira Sorvino si dhe i Michael Sorvinos.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit