7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rrëfimi për rrahjen e nxënësve nga arsimtari në Blaç të Dragashit, banorët kishin kërkuar ndërmjetësim edhe të hoxha i fshatit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi nga Dragashi, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje”. Prindërit kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që arsimtari në fjalë ka kryer këtë vepër.

Brenda shkollës fillore “Ilmi Bahtijari” në  fshatin Blaç të Dragashit duket se ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në maj të këtij viti.

Një arsimtar i kësaj shkolle tani po akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa nxënësve në këtë shkollë.

Madje një gjë të tillë në polici me 13 maj e kishte denoncuar Besar Zejnullahu, që është prind i njërit prej nxënësve të kësaj shkolle.

Lajmërimi i rastit është bërë në Polici ndërsa i njëjti nuk heziton që edhe këtë të marte të tregoj rrëfimin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Besar Zejnullahu

“Rasti ka ndodh shumë herë por kjo ka qenë rasti i fundit kur unë kam vendos me shkua në polici. Arsimtari i ka thanë: “nëse nuk i qitni duart do t’iu godas në trup me rrip”. E kemi dërguar  edhe hoxhën e fshatit me intervenua që të mos ndodhin ngjarje të tilla, por rrahjet e nxënësve kanë ndodhur përsëri. Unë kam shkua në polici dhe e kam dorëzuar materialin”, ka deklaruar Zejnullahu.

Për këtë këto veprime të arsimtarit të matematikës i cili sipas prindërve nxënësit i kishte rrahur gjatë orës mësimore, nuk kishin dijeni drejtoria e shkollës.

Drejtori, Naser Meleqi thotë se për këtë u njoftua nga drejtoria e arsimit në Dragash.

“Ne e kemi një flet që i shënojmë krejt problemet e ditës, pasi nxënësit nuk na kanë lajmëruar. Ditën e shtune unë jam lajmëruar nga drejtoria e arsimit në Dragash”, ka theksuar Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”.

Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”

Neser Meleqi-Drejtor i shkollës “Hilmi Bahtijari”

Prindërit kanë bërë edhe një paralajmërim. Ata duanë largimin e arsimtarit në fjalë, ndërsa kërkesa e tyre nuk dihet nëse do të realizohet.

Të paktën për këtë ende nuk ka vendosur komisioni disiplinor, thotë drejtori i arsimit në komunën e Dragashit, Selim Kryeziu.

“Ne kemi formuar një komision por fatkeqësish ka ngecur për të marr vendimin e duhur. Unë kom biseduar më të gjitha palët. Gjykata ka filluar procedure dhe nuk e di cila do të jetë masa e komisionit të formuar”, ka thënë Selim Kryeziu – Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit.

Selim Kryeziu-Drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit

Hetimet për këtë rast kishin  filluar nga muaji maj. Fotot e videot e dërguar e në të cilat shihen shenjat e dhunues dhe dëshmitë e nxënësve, janë shkas që të hënën e 25 korrikut, Prokuroria Themelore në Prizren të ngrit akuzën kundër arsimtari D.M me dyshimin për kryerjen e veprave penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “hakmarrje”./RTV Dukagjini

Më Shumë

Lajmet e Fundit