Luis Suarez afër kalimit në MLS

Luis Suarez është më afër se kurrë të arrijë një marrëveshje për kalimin në MLS.

Ylli uruguaian është pa skuadër që prej kur kontrata e tij me Altetico Madrid ka skaduar.

Lojtari  është në kërkim të një skuadre. MLS-ja është destinacioni më i përfolur tash e sa javë dhe së fundmi duket se ka avancime në atë drejtim.

Taylor Twellman ka raporton se Suarezi është shumë afër kalimit te skuadra e Los Angeles FC.

Suarezi do të ishte goditja e tretë e madhe e kësaj skuadre, pas Giorgio Chiellini e Gareth Bale.

Uruguaiani donte një skuadër që garon në “Play Off”, për të mos humbur ritmin para Kupës së Botës.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit