Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy armë zjarri nga i njëjti aheng familjar të enjten në Prizren.

Sipas njoftimit, policia është lajmëruar rreth orës 10:22 se në një aheng familjar në këtë qytet ka të shtëna me armë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me të arritur në vendngjarje, është hasur një person me armë në brez. Arma është sekuestruar ndërkaq i dyshuari është dërguar për intervistim.

 

“Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit