Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar ta shtyjë vendimin për targat dhe dokumentet me Serbinë deri më 1 shtator, sepse ka kërkuar drejtpërdrejt Qeveria e SHBA-ve.
Ai ka thënë se vendimi do të zbatohet që nga 1 shtatori.
“Tashmë ne e kemi një vendim për çështjen e tabelave dhe dokumenteve dhe ju do ta shiheni që do të zbatohet. Unë i besoj fuqishëm urtit me 1 shtator do ta merr vendimin”, tha ai në televizionin Kanal 10.
Sipas tij, opozita nuk e ka kredibilitetin moral e as politikë, pasi vendimet e qeverive të tyre kanë qenë të dëmshme për Kosovën sa i përket dialogut me Serbinë.