-0.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Sqarohet Ukaj: Nuk u përlesha me askënd, tentova t’i ndaloja tensionet në stadium mes tifozëve

Drejtori i klubit KF Pirana, Florent Ukaj, njëherësh nënkryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka sqaruar incidentin në ndeshjen e KF Pirana në stadiumin e fshatit Serbicë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pas përfundimit të ndeshjes bashkë me lojtarët e kanë festuar fitoren dhe kanë parë se jashtë është tollovi mes tifozëve.

 

 

Ai ka thënë se ai nuk është përleshur me askënd dhe vetëm ka tentuar që të mos ketë tensione dhe përleshje fizike.

Postimi i tij i plotë:

 

 

SQARIM

Dje, KF Pirana zhvilloi ndeshjen e parë futbollistike në stadiumin e fshatit Serbicë, loja gjatë gjithë ndeshjes u zhvillua e qetë dhe ishte shembull. Pas përfundimit të ndeshjes bashkë me lojtarët e klubit dhe zyrtarët tjerë festuam fitoren e parë të këtij sezoni dhe hymë në zhveshtore.

 

 

Sa ishim në zhveshtore duke festuar pashë se jashtë filloi një tollovi mes tifozëve dhe pjesëmarrësve të cilët ndoqën ndeshjen. Si drejtor i klubit KF Pirana, më takonte që të parandaloja ndonjë përleshje mes dy palëve dhe ndërhyra që t’i ndaja.

E kam për obligim që para jush të sqaroj që unë nuk jam përleshur dhe nuk kam pasur kontakt fizik me asnjë person. Unë gjatë gjithë asaj kohe tentova që mos të ketë tensione dhe përleshje fizike.

 

 

Me respekt

Më Shumë

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmet e Fundit