Konfiskohen rreth 17 kg drogë e arrestohen katër persona në Prishtinë e Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të enjten, në një aksion në dy qytete dhe ka konfiskuar substanca narkotike, që dyshohet të jenë marihuanë e kokainë.

Sipas njoftimit të policisë të enjten mbrëma, aksioni është zhvilluar në Prishtinë e Prizren.

Në rastin e parë në Prizren, hetuesit e antidrogës, kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar.

“Te njëri nga ta është gjetur substancë narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera. Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim. I dyshuari V.D., gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij. Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim të të dyshuarit deri në 48 orë. Kurse, katër personat tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe janë liruar”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike.

“Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr., substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera. Në banesë janë hasur edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë”, thuhet më tej në njoftim.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit