Mësuesi hedh ujë të valë mbi djalin 8-vjeçar, kjo është arsyeja shokuese

Një mësues shkolle thuhet se ka hedhur ujë të vluar mbi një djalë 8-vjeçar në Raichuru të Indisë për shkak të jashtëqitjes në uniformë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 2 shtator por u zbardh së fundmi.

Djali i klasës së dytë në shkollën fillore Sri Ganamatheshwara në Maski të distriktit Raichuru të Karnataka kishte zhytur uniformën e tij të shkollës, sipas timesnownews.

Mësuesi Huligeppa thuhet se ka derdhur ujë të valë për të ndëshkuar nxënësin. Si pasojë, djali mësohet se ka pësuar djegie 40% dhe po trajtohet në spitalin Lingasaguru Taluk. Fotot e tij në spital po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Që nga ngjarja, mësuesi mësohet se ka munguar në shkollë. Por, prindërit e djalit me sa duket janë kërcënuar nga disa persona në pushtet, por për të cilët nuk kanë bërë denoncim në polici.

Ironikisht, komiteti i mirëqenies së fëmijëve ose ndonjë departament/zyrtar nuk e vizitoi kurrë viktimën.

Mësuesi Huligeppa ka të kaluar kriminale, pasi në vitin 2015, ai u kap nga policia me pretekstin se mbante armë të mprehta dhe tentoi të vriste ish-deputetin Manappa D Vajjal të zonës zgjedhore Lingasaguru.

Ai ishte maskuar si një shenjtor dhe bredh nëpër shtëpinë e Manappa. Policia kishte arritur ta kapë dhe tek ai kishte gjetur armë të mprehta.

Në komisariatin e Lingasaguru kundër tij u regjistrua një rast tentativë për vrasje.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit