Jasharaj, Murati dhe Nagavci sot në Komisionin për Arsim

Po bëhen gati një muaj që ka filluar greva në arsim dhe nuk po dihet se kur ajo do të përfundojë.

Megjithëse ka pasur disa takime, dy palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje, raporton RTKlive.

Për këtë çështje sot Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kultur?, Rini dhe Sport ka vendosur të ketë diskutim lidhur me grevën e përgjithshme në arsim.

Për këtë ka ftuar, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, përfaqësuesit sindikalë dhe ata të   Këshillit grevist, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe    Inovacionit dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Mbledhja fillon në ora 11:00.

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit