15.1 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se në Serbi është shpallur mobilizim

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka publikuar një dokument, kinse të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ku jepet një paralajmërim për ushtrinë dhe policinë serbe për ngjarje të panjohura që pritet të ndodhin më 24 shtator.

Në një komunikatë, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, bëhet thirrje që “me rastin e ngjarjeve globale, që pritet të ndodhin më datë 24 shtator 2022, të mos krijohet frikë dhe panik sepse gjithçka do të përfundojë mirë”.

Në këtë dokument, flitet edhe për ata që “nuk e kanë kuptuar të vërtetën”.

Të gjithë duhet të kalojnë nëpër këtë periudhë, sidomos ata të cilët nuk e kanë kuptuar të vërteten dhe atë që kanë besuar (masmdias dhe politikanëve). Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet”, thuhet në dokument.

Në fund, ushtarëve dhe policëve u kërkohet që më 24 shtator të rrinë në kazermat dhe afër objekteve të tyre.

“Lutje të veçantë të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë që të jenë në kazermat e tyre dhe pjesëtarëve të policisë të jenë afër objekteve të rëndësishme”, thuhet në fund.

“Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi”, ka shkruar Abrashi. Ndërsa nuk e ka treguar burimin e tij.

Më Shumë

Era e tokës

Poezi nga: Martin Camaj Ndieva erën e tokës posá livrue e eca arave shum kohë. “Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën – o ti, i...

Zafir Berisha: Në këtë garë zgjedhore prezantojmë vizionin tonë për Prizrenin, jo për t’i sulmuar të tjerët

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka shpalosur  qëndrimin e subjektit të tij në lidhje me fushatën për...

Lajmet e Fundit