6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Neymar u largua nga intervista – pas pyetjes për Kylian Mbappé

Neymar ka shkaktuar një bujë të madhe me përgjigjen e tij ndaj një pyetjeje në lidhje me bashkëlojtarin te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Braziliani startoi në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Ganës të premten, ku ylli i Spurs Richarlison shënoi dy herë dhe Marquinhos ishte gjithashtu në listën e realizatorëve.

Neymar regjistroi dy asistime në fitore, por gjëja kryesore rreth tij erdhi në intervistën pas ndeshjes.

Ish-superylli i Barcelonës pranoi një pyetje nga gazetarët, e që kishte të bënte rreth Mbappes, por  Neymar nuk donte të përgjigjej.

Ai u pyet për marrëdhënien e tij me Mbappen, duke u përgjigjur: “Nuk e kuptoj” në anglisht.

Neymar më pas tha: “Me Kylian?”, para se të psherëtin dhe të shtojë: “Nuk e bëj” – duke u larguar nga mediat dhe duke mos elaboruar më tej.

Mungesa e komenteve nga Neymar vetëm sa do të intensifikojë thashethemet se nuk është gjithçka mirë mes dy yjeve kryesorë të PSG.

Pati raportime për një përçarje mes dy lojtarëve  për një penallti në fitoren 5-2 ndaj Montpellier muajin e kaluar, me Neymar që refuzoi të linte Mbappe të bënte një goditje të dytë nga pika e bardhë.

Neymar i ka pëlqyer një sërë postimesh në mediat sociale kundër Mbappes pas konfrontimit të tyre dhe u pretendua se Sergio Ramos ndërhyri në dhomën e zhveshjes për t’i qetësuar gjërat.

Më Shumë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Miliona euro iu janë shkaktuar komunës së Prizrenit nga vitit 2022 për shkak të kontratës kolektive. E jo vetëm kësaj komunë, dëmet të tilla...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit