Nuk u dalin pagat mësimdhënësve, Kushaj: Jemi në pritje

Në një përgjigje për Telegrafin, Kushaj tha se janë duke pritur që të dalin pagat për këtë muaj.

“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj.

Po ashtu, sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka konfirmuar se ende nuk janë ekzekutuar pagat për nivelin para-universitar.

“Ende nuk janë dalë pagat për nivelin para-universitar, ndërsa për profesorët e universiteteve janë ekzekutuar”, tha Ymeri për Telegrafin.

Deri më tani edhe vet mësimdhënësit thonë se nuk iu ka dalë paga për këtë muaj.

Ndryshe, sot ka filluar mësimi në të gjithë shkollat e Kosovës, pas një muaji grevë në arsim. /Telegrafi/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit