Ofendoi dhe kërcënoi policët, arrestohet një person në Prizren

Një person ka ofenduar dhe kërcënuar policët në Prizren.

Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte ofenduar zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me një rast të kontrollit të një veture, në të cilën ai ishte pasagjer. Më pas i dyshuari edhe në stacion policor ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duke u marrë me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit