18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pse duhet të lejohet tërheqja e 30% të Trustit? Flet Bekim Haxhiu

Nga 22 shtatori kur edhe është proceduar në Qeveri Projektligji për plotësim ndryshimin e Fondit të Sigurimeve Pensionale, kanë mbetur edhe dy javë kur ekzekutivi duhet të kthejë përgjigje për lejimin ose jo të tërheqjes së mjeteve.

 

 

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, që ishte iniciues i kësaj iniciative, tha për Front Online se më mirë do të ishte që qytetarëve t`u mundësohej tërheqja e tyre sesa humbja e 161 milionëve nga investimet e Trustit.

“Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve”, deklaroi për Front Online.

Ai qëndrimin e mbështeti në këtë argument.

“Është shumë më e drejtë që t’iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare. Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës”, theksoi ai.

Front Online kishte raportuar se humbja e investimeve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

Më Shumë

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Policia shqiptoi për 24 orë, 1702 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1702 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit