Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

Ishte ndër më të rëndësishmet nga 11 ujditë në mes të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në shtatorin e vitit të kaluar.

 

Për rrugën e re, që lidh Prizrenin me Tetovën, të dy vendet kanë krijuar edhe komisionet shtetërore që bënë fizibilitetin dhe zgjodhën variantin me të përshtatshëm.

Segmenti që do të zvogëlojë distancën në 30 kilometra, nis nga Manastirica e Prizrenit dhe ka tunelin 6.4 kilometra.

Tash është në proces projektimi i saj për t`i hapur rrugë shpalljes së tenderit për projektin kryesor. Por, për nisjen e ndërtimit që pritet të bëhet më së largu gjatë vitit 2024, nevojitet një marrëveshje e re financiare mes dy vendesh dhe miratimi nga kuvendet e të dyja shteteve./Klan Kosova

 

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit