Sulmohet biçiklisti në Prizren

Një 22 vjeçar është sulmuar fizikisht në Prizren.

Ai është sulmuar nga një person i maskuar.

“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur i riu ishte duke lëvizur me biçikletë, kur papritmas një person i maskuar e ka sulmuar me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, raporton Sinjali.

Viktima ka dhënë dëshmi para hetuesve policorë, me ç’rast ka deklaruar se nuk ka telashe me askënd dhe nuk e din motivin e sulmit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit