Fundi tragjik i kërkimit 30 orësh: Sportisti u gjet i vdekur në një klub nate

Pas 30 orësh kërkimi për yllin e ragbit nga Australia, arriti lajmi tragjik.

Liam Hampson u gjet i vdekur në një klub nate në Barcelonë.

 

 

Hampson ishte zhdukur në Spanjë ku po qëndronte me AJ Brimson, Jordan Rickey dhe Jesse Arhars.

Zhdukja e tij u bë me dije në internet nga Brimson, i cili raportoi se askush s’e kishte parë nga ora 04:30 e mëngjesit.

Më pas, për herë të fundit, sportisti u pa në klubin e natës “Sala Apollo” dhe pas 30 orësh kërkimi, u gjet i vdekur në atë klub.

“Mundo Deportivo” raporton se ai dyshohet se vdiq pasi ra nga një lartësi prej dhjetë metrash./FrontOnline/

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit