Këta janë dy kushërinjtë që u rrahën mes vete për shkak të pronës në Malishevë

Mbrëmë u raportua për një përleshje në të cilën janë përfshirë dy kushërinj nga fshati Bellanicë i Malishevës. Dy të dyshuarit që u rrahën mes vete për pronë, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Elmi Kafexholli 76-vjeçar dhe Elver Kafexhilli 57-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dje, ku pas telasheve të vazhdueshme me konteste pronësore, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Kushërinjtë Kafexholli janë arrestuar në vendngjarje dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit