15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ballkani triumfon ndaj Trepçës ’89, Gjilan “kikson” sërish – mposhtet nga Drenica

Ballkani ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Trepçës ’89, derisa Gjilani ka bërë një tjetër hap fals në garën për titull duke pësuar humbje nga Drenica, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

“Xhebrailat” zhvilluan lojë të bukur ndaj skuadrës mitrovicase duke fituar në fund me rezultat komod 2:0.

Pavarësisht që kishin posedimin e pjesës së parë, Ballkani nuk është që arriti t’i konkretizojë rastet.

Në anën tjetër, edhe Trepça ’89 provoi gjithashtu me disa kundëraksione të shpejta, por as ato nuk u finalizuan.

Në pjesën e dytë, ishte sulmuesi i krahut Ermal Krasniqi që i dha epërsinë Ballkanit me një gol të bukur (48′).

Ballkani pastaj kishte raste përmes Rrahmanit që provoi me kokë, por portieri mysafir nuk e pranoi.

Fitoren e vulosi ish “Lewandowski i Malishevës”, duke realizuar nga pika e bardhë.

Kështu, Ballkani qëndron në pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë, dy më pak se lideri Drita, por kampioni i Kosovës ka dy ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa, Trepça ’89 renditët në pozitën e tetë me 10 sosh.

Në anën tjetër, Gjilani ka bërë një tjetër hap fals në garën për titull duke lëshuar pikët e plota në shtëpi ndaj Drenicës.

Edhe pse ishin më të mirë në fushë, “Skifterët” pësuan humbje 0:2 kundër skuadrës së Bekim Shotanit.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër assesi nuk e arriti rrugën drejtë golit.

Në përfundimin e ndeshjes, Osman Meziu kaloi Gjilanin në epërsi (81′).

Kurse, vetëm pesë minuta më vonë Ermal Veliqi vulosi fitoren (86′).

Me këtë humbje, Gjilani renditët në pozitën e katërt me 18 pikë, derisa Drenica renditët e pestë me 15 sosh.

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë...

Lajmet e Fundit