6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Nesër protesta për Trustin, Jashari: Pritet që të marrin pjesë mijëra qytetarë

Projektligji me mbi 17 mijë nënshkrime për tërheqjen e mjeteve nga Trusti aktualisht është në Kuvendin e Kosovës.

Ky projektligj është dërguar në organin më të lartë legjislativ, ani pse Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë mendimin e saj edhe pas 30 ditëve të parapara për të dhënë qëndrim pro ose kundër këtij të fundit.

 

 

Pikërisht, për këtë qytetarët kanë vendosur që nesër të protestojnë më fillim në ora 12:00.

Iniciuesi, i kësaj proteste Adnan Jashari ngre dyshime që ky projektligj po vonohet qëllimshëm në Komisionin përkatës.

Ndërsa, thotë se në bazë të interesimit dhe informatave që ka pritet që në protestën e nesërme të marrin pjesë mijëra persona.

“Shpresojmë që do të arrihet numri i mjaftueshëm në protestë. Parashikimet janë që mijëra qytetarët me marrë pjesë,  por ta shohim nesër si do të jetë, pra pritjet janë që mijëra qytetarët të marrin pjesë pasi që interesimi për t’i tërhequr kursimet është i madh,  çdo ditë ka njerëz që më shkruajnë dhe më pyesin se kur do të dërgohet në Kuvend, dhe derisa ka kaq interesim besoj se do të ketë edhe njerëz që do të marrin pjesë pasi që është edhe ditë pushimi për shumicën e punëtorëve”, ka thënë Jashari, për Front Online.

Sipas tij deri më tani pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar vetëm deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

 

 

“Përpos, deputetit Bekim Haxhiu, askush tjetër nuk na ka konfirmuar që do të merr pjesë”, është shprehur shkurt ai.

Kuvendi i Kosovës muaj më parë nuk kishte kaluar nismën e Bekim Haxhiut, deputetit të PDK-së, për lejimin e tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti.

Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër.

Kundër ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati./Front Online

Më Shumë

Peja 03 finaliste në Ligën Unike për femra

Peja 03 është finalistja e parë e Ligës Unike e basketbollit për femra për edicionin 2026, pasi në gjysmëfinale mposhti Tiranën me rezultat 86:78,...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit