27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Grabitje e armatosur në Prizren: Pronari i shtëpisë kacafytet me hajdutin

Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë. Kështu ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në rrugën “Vetim Shala” në Prizren.

Rasti ka ndodhur në lagjen Ortakoll, ku pronari i një shtëpie ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dyshohet se u ballafaqua me grabitësin, i cili përveç që ‘avulloi’ disa gjësende me vlerë, ai edhe gjuajti me armë zjarri.

Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para zyrtarëve policorë, i dyshuari kishte depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe e tmerroi kur papritmas i doli i maskuar dhe i armatosur. Ata fillimisht u përleshën me njëri-tjetrin, ku i dyshuari gjuaji me armë për ta zmbrapsur pronarin e shtëpisë.

 

 

Kështu ai arriti të ikë nga shtëpia me një çantë që e kishte grabitur, ku kishte gjëra me vlerë dhe u largua në drejtim të panjohur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar gëzhoja, teksa kanë nisur kërkimet për ta identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Grabitje”.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Kliko linkun: https://www.facebook.com/share/v/1JDFxBra1G/ Rasti ka ndodhur të premten, në...

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter dhe dy zyrtarë policorë në...

Lajmet e Fundit