20.9 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Video pornografike me modele franceze, si e ngushëlluan veten tifozët anglezë pas eliminimit nga Botërori

Për Anglinë dhe të gjithë tifozët anglezë, humbja ndaj Francës në çerekfinalen e Katarit 2022 ishte një tjetër goditje e pësuar në një turne të madh ndërkombëtar. Kombëtarja e “Tre Luanëve” ishte kuotuar si një nga favoritët për të fituar por sërish humbi në momentin më të rëndësishme.

Edhe një herë trofeu nuk u kthye në shtëpi, por shumë tifozë anglezë gjetën një mënyrë për të ngushëlluar veten. Një faqe e specializuar në ëebkamerat argëtuese për të rritur ka regjistruar në fakt një rritje të bujshme të trafikut në Angli në minutat pas eliminimit të ekipit të Sauthgejt nga Kupa e Botës.

Të zhgënjyer dhe të tronditur nga një tjetër eliminim i parakohshëm i kombëtares së tyre në një kompeticion të madh, tifozët anglezë nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të ngushëlluar veten sesa me ndihmën e pornografisë.

 

Kjo është ajo që del nga të dhënat e mbledhura nga “CamSoda” , një faqe interneti argëtuese për të rritur , menjëherë pas humbjes 2-1 të ekipit kombëtar të “Tre Luanëve” ndaj Francës. Një bum i vërtetë aksesesh, me një shifër shumë të veçantë që për shumëkush ka tingëlluar si një lloj “hakmarrjeje” ndaj Francës…

“CamSoda” shpjegoi se kishte regjistruar një kulm të vërtetë trafiku, madje me +49% në minuta dhe orët pas eliminimit të Anglisë.

Por shifra e veçantë e raportuar nga faqja e internetit për argëtimin e të rriturve është ajo që lidhet me kategoritë më të klikuara nga fansat e dëshpëruar: +57% për modelet franceze .

 

 

Një mënyrë krejtësisht e çuditshme për t’u “hakmarrë” ndaj kombëtares që sapo e kishte eliminuar nga Kupa e Botës në Katar…

Më Shumë

“Espresso Macchiato” më 7 shtator në Rahovec për Hardh Fest

Përfaqësuesi i Estonisë në “Eurovision 2025”, Tommy Cash, i njohur me këngën që iu bë virale – “Espresso Macchiato”, më 7 shtator do të...

Kosovarët “vërshojnë” drejt bregdetit – kolona të gjata në kufi me Shqipërinë në ditën e parë të Bajramit

Dita e parë e Kurban Bajramit ka sjellë fluks të madh të qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar, duke shkaktuar kolona të gjata në pikën...

Lajmet e Fundit