8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dyshohet se një grua nga Dragashi ka vdekur nga dhuna e vazhdueshme në familje, mjeku gjen shenja në trupin e saj

Një ngjarje e tmerrshme dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur sot në fshatin Kuk të Dragashit, ku ka vdekur një grua e cila që një kohë ishte viktimë e dhunës në familje.

Gruaja 67-vjeçare ndërroi jetë mëngjesin e sotëm dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë, me ç’rast të ndjerës i është bërë një kontroll.

Sipas informacioneve të para, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës, gjë që ka ngritur dyshime se e njëjta mund të ketë vdekur si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje.

Ajo që dihet tani pritet të konfirmohet nga ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i viktimës.

Të njëjtat burime thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe së shpejti pritet të zbulohen detaje për këtë rast mjaft të trishtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasri është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas 67-vjeçare.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit