-0.2 C
Prizren
E premte, 27 Janar, 2023

Vranësira dhe reshje shiu gjatë kësaj jave – mundësi edhe për vërshime

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sot sipas IHK do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me riga te dobëta shiu.

Nesër mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Edhe të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu.

Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera të larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Ndërsa të enjten parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës

Ndërkaq të premten parashihet të mbaj mot i vranët ku reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.

Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e parashikuara për fundjavë sipas IHK-së parashihen të jenë në formë dëbore. /Telegrafi/

Më Shumë

AAK-ja kërkon që vlera e koeficientit të jetë 130 €, në të kundërtën e dërgon në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave nëse vlera e koeficientit është nën...

Ky është i riu që humbi jetën aksidentalisht në Prizren

Arlind Kelmendi është personi që humbi jetën aksidentalisht në Prizren. Viktima ishte I shoqëruar me një mik. Ai ishte bllokuar në veturë dhe u nxor n...

Lepuri me doreza

Lajmet e Fundit