17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

 

Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave.

“Të pranishëm do të jenë liderë institucional dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë”, njofton Zyra e Presidencës.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë sot bën homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit