4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Zyrtare: Caktohet vendi mikpritës për Kupën e Amerikës 2024

Kupa e Amerikës 2024” do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CONMEBOL, organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut dhe CONCACAF, organi qeverisës në Amerikën Veriore dhe Qendrore, njoftuan sot për planin si pjesë e një “marrëveshjeje të re të bashkëpunimit strategjik”, transmeton Gazeta Express.

Kupa e Amerikës, e cila zakonisht përfshin 10 ekipet kombëtare të Amerikës së Jugut dhe dy të ftuar, do të zgjerohet në 16 ekipe dhe do të mirëpresë gjashtë ekipe nga CONCACAF në vitin 2024.

Ata gjashtë ekipe do të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve CONCACAF 2023/24, që do të thotë se SHBA-ve nuk i garantohet një vend në turne.

Kupa e Amerikës ishte zhvilluar edhe më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2016.

Kujtojmë se Argjentina është kampione në fuqi, pasi triumfoi në vitin 2021. /Gazeta Express/

Më Shumë

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Lajmet e Fundit