7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Turqi: Asnjë i mbijetuar nga fëmijët volejbollistë që po qëndronin në një hotel

Në hotelin Isias në Adiyaman, i cili u shkatërrua gjatë tërmetit në Kahramanmaras, humbën jetën disa sportistët e rinj. Nga grupi i volejbollit prej 39 personash, vetëm 5 prej tyre mundën të mbijetonin.

Nga grupi prej 39 personash, 25 prej tyre ishin nxënës të një kolegji, të cilët ishin nën rrënojat e tërmetit katastrofik. Ky grup përbëhej nga ekipet e volejbollit për vajza dhe djem të Kolegjit Turk Maarif të Famagustës.

Sportistët e vegjël ishin 12-14 vjeç. Hoteli 7 katësh Isias, ku ata qëndruan, u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm, duke mos lënë asnjë të mbijetuar nga fëmijët.

Kërkimet për ta zgjatën disa ditë, por ekipet e shpëtimit nuk mundën të nxirrnin asnjë të gjallë nga rrënojat.

Të gjithë volejbollistët meshkuj dhe femra të Kolegjit Turk Maarif të TRNC Gazi Famagusta, të cilët erdhën në Adiyaman për turneun, humbën jetën nën rrënojat pas tërmetit.

Tërmetit me magnitudë 7.7 që ndodhi në orën 04:17 të mëngjesit të 6 shkurtit i mbijetuan vetëm 4 prindër dhe 1 zëvendësdrejtor.

 

Më Shumë

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Lajmet e Fundit