Lajm i zi – tragjedi pas tragjedisë: Portieri i ri vdes pas tërmetit në Turqi

Federata e Futbollit e Turqisë ka bërë me dije se portieri i ri i klubit amator, Derik Sport, Muhamed Seyid Orhan, ka vdekur në tërmetin që goditi vendin së fundmi, shkruan FrontOnline.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Muammed Seyid Orhan, portieri i Derik Sporit, një klub amator, ka vdekur nga tërmeti që goditi vendin tonë”, thuhet në njoftimin nga FFT-ja.

 

 

Federata turke i ka dërguar ngushëllime familjes së futbollistit të ndjerë.

 

“Allahu e mëshiroftë atë. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe klubit”, thuhet më tej.

 

 

Ndryshe, më shumë se 21 mijë persona vdiqën si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë në fillim të kësaj jave./FrontOnline/

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit