6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Prizren, dy persona marrin lëndime ndërsa po punonin në renovimin e një shtëpie

Dy persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa po punonin në renovimin e një shtëpie private në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimat kanë rënë nga një lartësi afro 1.5 metra të martën në mëngjes, ndërsa njëri prej tyre ka thyer këmbën e tjetri është lënduar në abdomen nga armatura.

Policia po e heton rastin, ndërsa e ka cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Rr. Afrim Bytyqi, Prizren 21.02.2023 – 08:40. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen. Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raportin e Policisë është raportuar edhe një rast për rrezikim në vend pune, po ashtu në Prizren.

Një person raportohet se ka lënduar tre gishta të dorës ndërsa po punonte me sharrë elektrike. Ai po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Lagjja Dardania, Prizren 21.02.2023 – 10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar me një sharrë elektrike i ka lënduar tre gishta, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit