6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Sot takimi në Ohër, a do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Sytë sot do të jenë kah Ohri i Maqedonisë së Veriut, aty ku do të mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, vije pas takimit paraprak që dyshja mbajti në Bruksel ditën e 27 shkurtit.

Takimi i 27 shkurtit, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete mes paleve, ndërsa deklaratat pas takimit ishin nga më të ndryshmet.

Teksa Borrell kishte deklaruar se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian, raporton Indeksonline.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storje të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj” kishte thënë Borrell mes të tjerash.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti kishte deklaruar se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe fqinjësisë së mirë evropiane. Ai kishte shtuar se ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen, por që pala serbe nuk pranoi.

 

 

“Është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve. Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë” kishte potencuar Kurti.

I pakënaqur nga ky takim kishte dalur presidenti serb, i cili e kishte kusht të padiskutueshëm Asociacionin.

“Ka qenë takim i vështirë dhe besoj që do të ketë takime të tjera… Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë Asociacionin. Shpresoj të arrihet kompromis. Kam frikë që do të ngelim në këtë çështje. Kjo është dashur të realizohet”, tha Vuçiq.

Ndërkohë për takimin e Ohrit, palët ndërkombëtare janë optimiste në arritjen e një amrrëveshjeje finale.

Sipas tyre, nuk ka më kohë që të zvarritet ky proces dhe se palët duhet të bëjnë kompromis, në mënyrë që t’i lehtësojnë njëra tjetrës realizimin e planeve të së ardhmës.

Kujtojmë që bisedimet teknike mes dy shteteve fqinje filluan qysh në vitin 2011.

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit